E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: OSBE ka ndihmuar në forcimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri

TIRANË- "Përmes asistencës së saj, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe institucioneve në vend", tha sot, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kërkuesve të Rinj në Fushën e Drejtësisë, që u zhvillua në Universitetin Bedër. 

Megjithatë, sipas tij, në një vend të udhëhequr nga parimi i shtetit të së drejtës, u takon në radhë të parë gjykatave të gjejnë zgjidhje për rastet kur mendohet se janë shkelur të drejtat e njeriut. 

"Për këtë arsye, mbështetja e Prezencës për një gjyqësor të pavarur, efiçent dhe transparent është e një rëndësie të veçantë", tha ai.

Duke vlerësuar punën e Avokatit të Popullit, Wollfarth tha se, është thelbësore që zëri i Avokatit të Popullit të dëgjohet dhe që të gjitha institucionet shtetërore t'i zbatojnë rekomandimet e tij për një situatë të

“Ne po punojmë ngushtë edhe me Policinë e Shtetit shqiptar, duke ofruar trajnime për të drejtat e njeriut dhe çështjet e diversitetit, si dhe duke marrë pjesë në rishikimin e kurrikulës së shkollës së policisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", tha në përfundim Wollfarth.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›