41-vjecari ekstradohet nga Londra për vrasje
LONDËR- Ekstradohet nga Londra shtetasi Riza Shaban Vatoci.
Policia e Shteti bën me dije se 41-vjecari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim, e mbetur në tentativë”.
Ngjarja për të cilën i ekstraduari Riza Vatoci është deklaruar fajtor, ka ndodhur më 05 nëntor 1996, në vendin e quajtur “Ura e madhe“ të qytetit të Krujës, ku ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Përparim Gjonaj për motive gjakmarrje.
(el.me/BalkanWeb)