E Shtunë, 31 Tetor 2026

I jepet lamtumira e fundit koreografit të njohur Agron Aliaj

TIRANË- Miq të afërm, kolegë dhe personalitete të vendit i kanë dhënë lamtumirën e fundit maestros së baletit, Agron Aliaj. Duke kryer hoamzhe në Teatrin e Operas dhe Baletit ata kanë vlerësuar figurën e koreografit të njohur dhe kontributin e tij në artin shqiptar.

Pas një lufte të gjatë mes jetës dhe vdekjes, zemra e koreografit të njohur ka ndalur dje në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Familjarët i kanë bërë shpesh herë apel shtetit, që t’i krijonte mundësi trajtimi më të specializuar, qoftë në spitalet publike, apo private në vend ose jashtë  shtetit.

Aliaj, koreografi me një karrierë 50-vjeçare, që ka ngjitur në skenën e TKOB-së, një sër veprash botërore e kombëtare, u nda nga jeta mëngjesin e te enjtes në reanimacionit e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Aliaj u aksidentua nga një makinë mbrëmjen e 7 marsit dhe që prej asaj kohe ishte në trajtim intensiv për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë. Koreografi është autor i baleteve si, “Delina”, “Halili dhe Hajria”, “Cuca e maleve”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Liqeni i mjelmave”, “Don Kishoti”, “Arrëthyesi”, etj. Para se të aksidentohej Aliaj po punone për baletin “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” e cila u ngjit më pas pa prezencën e tij në TKOB. 
 (el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›