Zelensky bisedë telefonike me Macron: Presim reagime më të forta ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë diskutuar shantazhin bërthamor të Rusisë. Ai falënderoi Macron për dënimin me forcë të referendumeve të paligjshme dhe përpjekjet e Rusisë për të aneksuar rajonet e Ukrainës.
“Kam biseduar me presidentin francez Emmanuel Macron. Ne diskutuam rëndësinë e rritjes së mbështetjes së mbrojtjes së Ukrainës. Duke prekur temën e shantazhit bërthamor nga Rusia, diskutuam situatën në Zaporizhzhia dhe demilitarizimin e menjëhershëm të tij. Ne presim një reagim të fortë nga bota në lidhje me veprimet e paligjshme të Rusisë, veçanërisht përmes forcimit të presionit të sanksioneve”, tha Zelensky.
Zelensky më herët falënderoi vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore për mbështetjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
/rtsh.al/