E Hënë, 2 Nëntor 2026

Iu thyente xhamat makinave dhe u vidhte paratë e sendet personale, pranga 29-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili pasi iu thyente xhamat makinave, iu vidhte para dhe sende personale.

Gjatë 48 orëve të fundit, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në 12 automjete që iu ka thyer xhamat.

Në kuadër të operacionit “The End” u vu në pranga shtetasi  E. N., 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›