E Diel, 1 Nëntor 2026

Iva Mula: Vleresimi, momenti me i bukur i karrieres sime

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, nderoi sopranon e shquar shqiptare Inva Mula, me Urdhrin "Nderi i Kombit", me motivacionin: "Figure e shquar e artit dhe kultures shqiptare, e cila me zerin, artin dhe interpretimin e jashtezakonshem pushtoi skenat me prestigjioze boterore, duke u bere, njeherazi, nje drite ne terrin informativ te botes per Shqiperine e duke u shnderruar ne imazh te vlerave te saj, si nje vend me kulture te lashte, me histori, dhe me tradita te pasura". Duke vleresuar kontributin e jashtezakonshem te sopranos Inva Mula, brenda vendit dhe ne bote, Presidenti i Republikes u shpreh se "une besoj thellesisht, si President i Republikes, se shpreh aprovimin e te gjithe qytetareve te vendit tim, por edhe te gjithe shqiptareve kudo jane, per te nderuar kontributin dhe vepren madheshtore te Inva Mules. Pas marrjes se Urdhrit te larte "Nderi i Kombit" nga Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, ne nje atmosfere emocionesh dhe duartrokitjesh, sopranoja e mirenjohur, Inva Mula, u shpreh e emocionuar se "ne fakt jam mesuar ta menaxhoj emocionin, por ka momente vertet qe njeriu nuk e fsheh dot. Eshte nje nder i madh, por eshte nje nder i madh qe ky Urdher me jepet sot, ne kete vigjilje te mrekullueshme, ku cdonjeri nga ne ndjehet krenar qe eshte shqiptar. Eshte momenti me i bukur i gjithe karrieres sime ky vleresim qe me behet nga populli i vendit tim, nga njerezit e dashur te mi dhe ju falenderoj vertet per gjithe kete perkrahje qe me keni dhene". "Kam bere nje pune, te cilen e kam pasur per detyre qe ta bej, por tani do e bej akoma me shume qe te vleresoj "Nderin e Kombit", perfundoi fjalen e saj sopranoja e shquar shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›