E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa nis me homazhe dhe mbyllet me koncertin festiv

Diten e sotme, aktivitetet do te celen me nje koncert ne "Sheshin e Flamurit", ku ne oren 10:00 do te nise edhe ceremonia zyrtare e festimeve te kesaj ngjarjeje. Fillimisht do te behen homazhe dhe do te vendosen kurora ne varrin monumental te Ismail Qemalit, ne "Sheshin e Flamurit" dhe me pas do te zhvillohet ceremonia zyrtare e ngritjes se Flamurit Kombetar nga Presidenti i Republikes, shoqeruar me fjalimet e rastit nga kreu i Shtetit dhe kryetari i Bashkise se Vlores. Te gjitha ceremonite zyrtare ne shesh, parashikohen te zgjasin 25 minuta. Me tej, ne "Sheshin e Flamurit", do te jepet nje koncert ceremonial per 100 Vjetorin e Pavaresise, ne repertorin e te cilit do te kete kenge dhe valle popullore nga grupe te ndryshme te vendit dhe nga trojet shqiptare, pjesemarrese ne Festivalin Mbarekombetar te Folklorit, si dhe me pranine e kengetareve te ndryshem nga Vlora dhe kryeqyteti. Paralelisht me kete, ne oren 11:00, ne Teatrin "Petro Marko", do te celet ekspozita me "Flamujt Shqiptare", nderkohe qe ne oren 11:30, ne Pallatin e Sportit "Flamurtari" do te jepet Koncerti i Madh Festiv "100 Vjet Pavaresi", qe parashikohet te zgjase deri ne oren 13:00. Aktivitetet do te vazhdojne ne mbremje ne "Sheshin e Flamurit", ne oren 18:00, ku do te jepet koncerti "Shqipja hapi krahet", me pjesemarrjen e kengetareve te shumte te ftuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›