E Diel, 1 Nëntor 2026

Nexhmije Pagarusha: Me kete mirenjohje po jetoj historine

Kengetarja Nexhmije Pagarusha eshte vleresuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti i Shqiperise, Bujar Nishani, me motivacionin; "Artistes se shquar me ze te rralle dhe interpretim virtuoz, qe i dha shprese dhe besim popullit shqiptar te Kosoves ne vitet e veshtira te pushtimit serbomadh dhe qe i shtoi vlera dhe cilesi te reja kultures shqiptare, duke u bere pike e rendesishme referimi ne historine e saj". Gjate ceremonise, artistja e madhe Nexhmije Pagarush solli nje emocion te rralle tek te pranishmit, duke u shprehur se "Me kete mirenjohje po jetoj historine. Rrofte Nana Shqiperi! Perfitoj nga rasti qe te gjithe popullit tim, i cili eshte ane e mbane botes, t'ia uroj kete dite te gezueshme, 100-vjetorin e Pavaresise, 28 nentorin dhe Pavaresine e Kosoves. Ju qofshi shendoshe e u kthefshi sa me pare ne atdheun tone te dashur", shprehu Pagarusha. Ne ceremonine zyrtare te zhvilluar ne mjediset e Presidences, kreu i Shtetit nenvizoi se eshte nder per vendin dhe token qe lindi zonjen Pagarusha, eshte nder per vete shqiptaret, qe kane ne gjirin e tyre artiste me permasa te tilla. Duke vleresuar kontributin e kengetares Nexhmije Pagarusha, Presidenti i Republikes u shpreh se "eshte nje kenaqesi dhe privilegj i madh qe ne ditet e gezimit mbarekombetar te festimit te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise te vleresojme te perkulemi me respekt ne vepren e madhe kulturore dhe artistike te zonjes se madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha". Ne ceremonine zyrtare te zhvilluar ne mjediset e Presidences ishin te pranishem personalitete te artit dhe kultures shqiptare, si Drejtori i Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit, Zhani Ciko, sopranot Edit Mihali e Shqipe Zani, kengetarja e njohur nga Kosova Shpresa Gashi, aktori i mirenjohur Mirush Kabashi, e mjaft personalitete te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›