Torta gjigante, sot nga nje racion per te gjithe
Rreth 150 punetore e pasticiere kane punuar gjate gjithe nates per te perfunduar torten e pavaresise, e cila do te jete mjaft e madhe, me nje siperfaqe rreth 550 metra katrore. Nen kushte mjaft te rrepta te higjienes, torta eshte gatuar nga pasticieret profesioniste te cilet kane dhene maksimunim e tyre, qe ajo te jete sa me e shijshme. Ata kane pranuar se nuk kishin bere kurre nje torte te ketyre permasave me pare, keshtu qe perkushtimi i tyre eshte maksimal. Gjate pasdites se djeshme ne TKOB jane cuar te gjithe ingredientet e kesaj torte, qe jane: 2379 kg miell, 38064 kokrra veze, jane rreth 1770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shege, etj. Torta do te kete edhe simbolet e flamurit shqiptar kuq e zi, shega ka ngjyren e kuqe, por permban edhe simbolin e vet, si simboli i rilindjes dhe bashkimit.