E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalo: Treguesit e performancës spitalore, jo reale

Të dhënat për performancës e spitaleve të vendit nuk janë të sakta, kjo për shkak të procesit të vlerësimit të treguesve të performancës së spitaleve, i cili nuk ka qenë serioz. Kështu ka deklaruar Isuf Kalo, Dr.i Qendrës se Akreditimit 

TIRANE- “Procesi i mbledhjes së të dhënave për matjen dhe vlerësimin e treguesve të performancës së spitalve rajonale nuk është marrë seriozosht, ndaj dhe kemi të dhëna të keq interpretuara”. Kështu ka deklaruar drejtori i Qendrës Kombëtare të cilësisë, sigurisë dhe akreditimit të institucioneve shëndetësore në vendin tonë Dr. Isuf Kalo. Dr. Kalo ka theksuar gjithashtu se pas përcaktimit të spitaleve më të mirë, do të jetë baza stimulese nga ISKSH-ja për blerjen e mëtejshme aktive të shërbimit spitalor.
Dr. Kalo deklaroi një gjë të tillë gjatë një seminari ku përfaqësues nga spitalet e vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimve Shëndetësore ku u prezantua instrumenti i ri në interpretimin e të dhënave të treguesve të performancës. Ky proces është i rëndësishëm në kuadrin e reformës spitalore dhe shtrirjes së skemës së sigurimeve në këtë shërbim. Element i rëndësishëm në këtë reformë është edhe shkalla e plotësimit të treguesve të performancës spitalore, që janë përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë tre vjet më parë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›