E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR paraqet dy kandidaturat e saj për KQZ-në

Klement Zguri e Arben Brace janë dy kandidatët e grupit të Partisë Republikane për të marrë një vend në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. PR është forca e parë politike që ka propozuar dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së. 

TIRANE- Klement Zguri e Arben Brace janë dy kandidatët e grupit të Partisë Republikane për të marrë një vend në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Sipas kreut të grupit të kësaj partie, Arjan Madhi dy emrat kanë marrë mbështetje edhe nga deputet e Partisë Demokratike e cila vetë ende se ka plotësuar këtë detyrim ligjor për të dorëzuar në Kuvend 4 kandidatura. Në baze të kodit te ri, KQZ tani do të ketë jo më 9 por 7 anëtarë. Kodi i ri zgjedhor parashikon që deri më datë 28 janar të ngrihet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PR-ja është forca e parë politike që ka propozuar dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së ndërkohë që asnjë nga partitë e mëdha nuk i ka paraqitur emrat e saj ndonëse afati skadon për pak ditë.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›