Ivanov: Emri mund të zgjidhet edhe pa referendum
Ivanov mendon se organizimi i referendumit për çështjen e emrit, ku populli të vendosë për ndryshimin e mundshëm, është një demokraci direkte, ku qytetarët e vendit do të shpreheshin për një çështje thelbësore. Por ai lë hapësirë që referendumi të mos organizohet.
"Nëse arrihet zgjidhje ku shumica do të jetë e kënaqur, atëherë mund të bisedohet edhe për mënyrën tjetër, se si mund të merret vendimi”, deklaroi Presidenti maqedonas për BBC-në.
Deklarata e tij vjen në kohën kur diplomatë evropianë gjatë gjithë javës kanë sugjeruar referendumin si mënyrë për të marrë vendimin për ndryshimin e mundshëm të emrit. /bbc/start/