E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama shkarkon krerët e Prokurorisë së Durrësit

Sipas burimeve nga prokuroria, dy shkarkimet erdhën pas një kontrolli tematik të ushtruar në Prokurorinë e Rrethit Durrës për veprimtarinë e saj për periudhën 2-vjeçare, në përfundim të të cilit, u konstatuan të meta të theksuara në funksionimin e kësaj Prokurorie, që rezultojnë se kanë ardhur si rrjedhojë direkte e menaxhimit të dobët nga stafi i saj drejtues.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, mbështetur në konkluzionet e këtij akti-kontrrolli, vendosi një ditë më parë shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së rrethit Durrës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›