Esktradohet nga Italia një i kërkuar
Shtetasi Edison Begaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Rënda, më datë 11. 12. 2008, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Trafikim të armëve dhe municioneve luftarake”.
Më datë 19.02.2008, në fshatin Ndërmenas të Fierit , janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 284 kg bimë narkotike , 5 armë zjarri automatike si dhe municione luftarake. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 25.03.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Begaj.