Ivanov: Maqedoniakërkon zgjidhjetë shpejtë për emrin
PRAGË- Presidenti i Maqedonisë Ivanov, në prag të takimit të sotëm të mediatorit Nimitz me ambasadorin maqedonas, Zoran Jolevski dhe atë grek, Ademantios Vasilaqis, deklaroi se Maqedonia është për zgjidhje të menjëhershme për emrin.
"Kemi qasje ndaj iniciativave dhe propozimeve të mediatorit Nimitz dhe jemi konstruktivë. Nuk jemi si pala tjetër, që mund të jetojë me problemin me dekada ose shekuj për shkak se ajo nuk pëson kurrfarë pasojash nga problemi i tyre me emrin tonë", tha presidenti Ivanov, pas përfundimit të një vizite zyrtare në Republikën Çeke.
Ai pret që takimi i sotëm në Nju Jork të jetë konstruktiv dhe të kontribuojë për zgjidhjee e çështjes së emrit.
"Presim që çdo takim dhe iniciativë e mediatorit Nimitz të ecë drejt zgjidhjes së këtij problemi, që po na krijon shqetësim në integrimin tona euroatlantik", shtoi presidenti i Maqedonisë.
(e.n/mia/BalkanWeb)