Tirana zgjedh Krstiçeviç, Dinamo largon Ilir Dajën
TIRANE-Superliga shqiptare është përfshirë dje nga dy lëvizje të bujshme në pankina. Kështu, klubet më të mëdhenj të vendit, Tirana dhe Dinamo, kanë bërë ndryshimet e radhës në stol. Bardheblutë kanë zgjedhur si pasues të Nevil Dedes, Misho Krstiçeviç, ish-ndihmësin e Blazhe Slishkoviç, i cili e drejtoi klubin kryeqytetas në muajt e parë të sezonit 2008-2009. Kroati Krstiçeviç gëzonte respektin e madh të presidentit Refik Halili që nga koha kur punoi me Slishkoviç, ndërkohë që dje është prezantuar në krye të skuadrës. "Unë e njoh ambientin dhe mendoj se Tirana ka ende një skuadër të mirë, - u shpreh tekniku kroat. - Jam i bindur se mund të bëjmë diçka të mirë, por titullin mos ma kërkoni, se tani për tani as që bëhet fjalë", shtoi Krstiçeviç. Ndërkohë, presidenti Halili shpjegoi arsyet e marrjes së ish-ndihmësit të Slishkoviç në stolin bardheblu. "Mendoj se kam sjellë njeriun e duhur te Tirana. Unë kam besim të plotë tek ai, është një njeri i ndershëm dhe që mendojmë se do të ndryshojë edhe rezultatet", deklaroi kreu i klubit bardheblu. Halili sqaroi edhe njëherë shkarkimin e Nevil Dedes pak ditë më parë. "Deden e hoqëm, sepse nuk mund të hiqnim 4-5 futbollistë për të bërë ndryshime në skuadër. Në të tilla raste, kur ka mungesë rezultatesh, është gjithnjë trajneri që e pëson", u shpreh Halili.
Dinamo
Pas Tiranës, dje ka qenë radha e Dinamos që të shkarkojë trajnerin. Kështu, Ilir Daja përfundimisht nuk do të jetë më në krye të bluve, pas rezultateve aspak të mira të arritura në këto 4 javë të para të fazës së dytë. Nën drejtimin e Dajës, Dinamo fitoi 3-1 në Elbasan, por më pas humbi me Tiranën dhe me Bylisin, duke u zhytur në një krizë të paprecedent. Gjithsesi, kjo duket se lidhej edhe me largimin e disa lojtarëve kyçë, si Muzaka, Sefa apo Bakaj në merkaton e dimrit. Gjithsesi, disfata e së shtunës ndaj Bylisit duket se ka qenë limiti për Ilir Dajën, që e mori detyrën vetëm në fillim të muajit janar, duke zëvendësuar argjentinasin Luis Manuel Blanko. Blutë janë hedhur tashmë në kërkim të një trajneri dhe Sulejman Starova duket emri më i mundshëm. Ai mbetet një nga emrat më të mirë në qarkullim dhe që prej tetorit nuk është nën drejtimin e ndonjë skuadre. Kandidat tjetër mbetet edhe Shpëtim Duro, por "Bobi" mësohet se është i preferuari i drejtuesve dinamovitë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)