Ivanov: Në NATO, edhe pa zgjidhur çështjen e emrit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në Bruksel kërkoi ndihmën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Andres Fog Rasmusen që Maqedonia të anëtarësohet në Aleancë pa zgjidhur çështjen e emrit. Ivanov pas takimit me Rasmusen tha se edhe vetë Greqia përpara se të anëtarësohej në NATO nuk kishte zgjidhur problemet me fqinjët prandaj edhe Maqedonia mund të bëjë përjashtim në këtë proces.
“Në e dimë që në të kaluarën shumë shtete pa i zgjidhur problemet bilaterale janë anëtarësuar në NATO. Kjo na zgjon shpresën se edhe për ne mund të gjendet një zgjidhje e tillë. Vetë Greqia para se të anëtarësohej në NATO nuk kishte mbyllur shumë çështje me fqinjët por u anëtarësua në NATO. Kjo tregon sa ekzistojnë mënyra nëse ka vullnet. Nëse ekziston dëshira do të gjenden edhe mënyra. Prandaj kërkojmë nga elitat politike jo nga qytetarët e Greqisë, që të tregojnë dëshirë për të gjetur zgjidhjen, tek ne ekziston dëshira dhe jemi të gatshëm, prandaj nuk duhet as Samit i NATO që të marrim ftesën për anëtarësim”, tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.
Por Rasmusen përsëriti qëndrimin e njohur të NATO-s. Vendimet në Aleancë merren me konsensus dhe Maqedonia do të anësohet në NATO pasi të zgjidh problemin e emrit.
“Ne morën një vendim në NATO në vitin 2008 në Bukuresht, se jemi të gatshëm t`i japim ftesën e anëtarësimit Maqedonisë në momentin kur do të gjendjet një zgjidhje e përbashkët për çështjen e emrit. Ky vendim akoma vlen. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë ftesën sa më shpejtë që të gjendet një zgjidhje. Prandaj pasi procesi varet nga Shkupi dhe Athina, është vendim i NATO-s i mbështetur nga të gjitha aleatët e NATO-s se kemi nevojë për zgjidhje të përbashkët të çështjes së emrit. Siç e dini të gjitha vendimet në NATO merren me konsensus prandaj edhe në këtë rast kemi nevojë për konsensus” , tha Andres Fog Rasmusen, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s
Nga ana tjetër Ivanov sot edhe para komisionarin evropian për zgjerim Shtefan Fyle përsëriti qëndrimin se nuk do ta pranojë raportin e progresit nëse në të nuk përfshihet mbiemri `maqedonas`. Por Fyle nuk deshi të zbulojë asnjë detaj nga raporti i progresit.
“Nuk e kam zakon të diskutojë përmbajtjen dhe formën e raportit të përparimit në procesin e përgatitjes së raportit. Këtë nuk e ndjeva të arsyeshme ta bëj as gjatë bisedës së rëndësishme që patëm. Unë asnjëherë nuk kam publikuar se çfarë do të propozojë ky raport i progresit. Me rëndësi është që fillimisht ky raport të gjendet përpara Kolegjit të euro-komisarëve, përpara presidentit Zhose Manuel Baroso, përpara shteteve anëtare dhe natyrisht shteteve kandidate për anëtarësim në BE”, tha Shtefan Fyle, komisioneri evropian për zgjerim
Fyle gjithashtu porositi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe zbatimin e plotë të Marrëveshje së Ohrit, të forcohet liria e shprehjes si dhe të zgjidhet sa më shpejtë çështja e emrit si kusht për përparimin e vendit në procesin euro-integrues. Ivanov në kuadër të vizitës së tij zyrtarë në Bruksel do të takojë edhe zyrtarë të tjerë sikurse kryetarin e parlamentit Evropian Martin Shluc dhe kreun e Këshillit të BE-së Herman Van Rompuj.