E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Negociatat për emrin me Greqinë, dinamike

Presidenti i Maqedonisë, Gorge Ivanov deklaroi se pret që negociatat për kontestin e emrit me palën greke të jenë më dinamike gjatë periudhës së ardhshme.
 

"Presim që pas konstituimit të Parlamentit dhe zgjedhjes së qeverisë, Metju Nimic të ndërmarrë aktivitete konkrete për një proces më dinamik për kontestin e emrit dhe përfundimisht të arrijmë tek një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët". Kështu deklaroi presidenti Ivanov, gjatë vizitës së tij në Dojran.
 

Ai me këtë rast ka uruar Kroacinë lidhur me marrjen e sinjalit pozitiv nga Brukseli për anëtarësimin e plotë në vitin 2013. Ivanov përshëndeti edhe porosinë e eurokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fule, i cili dje shtoi se Maqedonia është vendi i radhës që duhet të marrë ftesën për negociata.
 

Sipas tij, edhe pala greke në këtë proces duhet të jetë më konstruktive lidhur me çdo propozim që vjen nga ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimic dhe të kontribojmë për një rajon të qetë në përputhje me perspektivat evropiane të Ballkanit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›