E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen 105 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria

Policia e Maqedonisë ka zbuluar dhe konfiskuar 105 kg marijuanë, e trafikuar në Maqedoni nëpërmjet ujërave të Liqenit të Ohrit.
 

Gjatë këtij operacioni janë prangosur dy persona, të cilët po trafikonin marijuanën nga territori shqiptar në Maqedoni, ndërsa ajo do të shitej për tregun evroperëndimor.
 

Sipas policisë, dy trafikantët e ndaluar, marijuanën e kishin marrë në Strugë, e cila supozohet se deri aty është sjellë nga Shqipëria, nëpërmjet Liqenit të Ohrit.
 

Në bazë të analizave është konstatuar se bëhet fjalë për marijuanë shumë cilësore, vlera e së cilës në tregun evroperëndimor, arrin në 400 mijë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›