E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov i konfirmon Sejdiut pjesëmarrjen në samitin e Prizrenit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të rajonit që do të zhvillohet në fillim të janarit në Prizren, nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Lajmi bëhet i ditur nga burime të presidencës në Shkup, pas një bisede telefonike që ka pasur Ivanov dje pasdite me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Dy presidentët kanë biseduar edhe lidhur me thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit midis dy vendeve. Për takimin e ashtuquajtur “Samiti i presidentëve të rajonit të Ballkanit” që do të organizohet më 7 dhe 8 janar të vitit të ardhshëm në qytetin e Prizrenit, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ai i Malit të Zi, Filip Vujanovic dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi. Një pjesë e mediave bënë të ditur se Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov nuk do të jetë i pranishëm në këtë takim të nivelit të lartë të presidentëve.

SHBA
Senati zhbllokon debatin për reformën e kujdesit shëndetësor

Senati amerikan votoi duke i hapur rrugën procesit për miratimin e legjislacionit për refomimin e kujdesit shëndetësor. Republikanët u munduan të bllokonin miratimin në senat në bazë të procedurave. Por demokratët mbajtën radhët e forcuara dhe me ndihmën e të pavarurve bashkuan 60 votat e duhura për ti dhënë fund debatit dhe avancuar në proces. Presidenti e përshendeti kontributin e Senatit. Synimi është frenimi i kostos në rritje i kujdesit shëndetësor në një vend ku pjesa dërrmuese e popullatës mbështeten tek siguracionet private për të paguar faturat mjekësore.

Sudan
Rrëzohet avioni, 50 të vdekur

Një incident i rëndë ajror ka ndodhur në aeroportin e Uarapit, në Sudan, ku si pasojë kanë humbur jetën rreth 50 vetë. Sipas informacioneve të mediave ndërkombëtare, në avion udhëtonin rreth 50 truproja të presidentit të Sudanit, Salva Kiir, si dhe një grua. Burimet saktësojnë se avioni u përplas me tokën teksa ishte në fazën e uljes dhe mori zjarr menjëherë, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në bord. Kjo konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vend dhe janë marrë masa për mbarëvajtjen e avionëve, përfshirë atyre shtetërorë.

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›