Kreditimi i ulet, nuk ka kerkesa
Blerina HoxhaNivelet e uleta te zgjerimit te kredise reflektojne, jo vetem problemet e likuiditetit ne sistemin bankar, por se fundi edhe renien e kerkeses per konsum dhe investime si rrjedhoje e dobesimit te aktivitetit ekonomik, njoftoi dje Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ne lidhje me zhvillimet me te fundit te ekonomise. Fullani thekson gjithashtu se ecuria e kredise ne te ardhmen do te jete nje percaktues i rendesishem i aktivitetit ekonomik. Nga ana tjeter, Banka e Shqiperise gjykon se sistemi bankar mund dhe duhet te beje me shume perpjekje per te transmetuar politiken lehtesuese monetare te ndjekur prej saj ne nje kreditim me te madh te ekonomise. "Pa cenuar permbushjen e mandatit tone per kontrollin e inflacionit, ne mbetemi te gatshem te ndihmojme sistemin bankar nepermjet marrjes se masave te nevojshme per te riaktivizuar tregun e kreditit", njoftoi Guvernatori. Ne kete linje edhe gjate muajit nentor, Banka e Shqiperise ka vazhduar te mbeshtese plotesisht kerkesat per likuiditetit te sistemit bankar nepermjet instrumentit te repo-ve. Tregues te tregut nderbankar deshmojne per nje rritje te vellimit te tregtimit ne te, nderkohe qe normat e interesit kane shfaqur nje prirje renese, duke ndjekur uljen e normes baze te interesit ne fund te muajit tetor. Ulja e normes baze eshte reflektuar edhe ne tregun primar, ku per here te pare gjate vitit 2009 yield-et e letrave me vlere te qeverise kane shenuar renie, per te gjitha maturitetet e tyre. Sistemi bankar ka reaguar per reflektimin e kesaj uljeje edhe ne interesat e kredise dhe te depozitave ne leke. Reagimi i agjenteve ndaj uljes se normes baze pritet te percillet me tej edhe ne tregun e depozitave dhe kredive, duke iu permbajtur vonesave kohore ne transmetimin e politikes monetare. Nderkohe, aktiviteti kreditues i bankave eshte ngadalesuar, duke shenuar nje rritje vjetore te portofolit te kredise prej 12 per qind. Kredia per bizneset mban peshen kryesore ne zgjerimin e portofolit te kredise, nderkohe qe kredia konsumatore dhe ajo hipotekare jane kontraktuar.