Ivanov, në pritje të dates, për fillimin e bisedimeve me BE-në

Ivanov pret datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo bindje e Ivanovit vjen pas premtimeve të kryeministrit hungarez, vendi i të cilit deri në qershor do të kryesojnë me BE-në, por edhe për shkak të faktit se Maqedonia tashmë ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.
“Unë gjithmonë jam realist, unë pres që atë që e premtuan ta realizojnë, atë e premtoi kryeministri Orban edhe këtë e theksoi në seancën në Bruksel. Ata janë të interesuar që Maqedonia të fillojë bisedimet pasi i plotëson të gjitha kushtet”, citohet Ivanov.
Nga ana tjetër ashtu sikurse ministri i Jashtëm, Antonio Milososki, edhe Ivanov termet e ndarjes në Lindje dhe Perëndim i cilëson të vjeteruara. Sipas Ivanovit, as vizita e ministrit të Jashtëm rus dhe as investimet e Kinës për zhvillimin e luginës së Vardarit, nuk tregojnë se Maqedonia është tërhequr nga qëllimet strategjike për anëtarësim në BE dhe NATO, por se po zhvillon politikë të hapur ndaj të gjithëve.