E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, të tjera masa kundër falimentimit

Një pjesë tjetër e planit të qeverisë greke për shkurtimet në sektorin publik pritet të prezantohet sot. Kjo është pjesa më e komplikuar e paketës së reformave që BE dhe FMN i kanë kërkuar Greqisë në këmbim të dhënies së ndihmës që do të shmangte falimetimin e shtetit grek.

Për të bindur trojkën, Athina ka premtuar taksa të reja dhe ulje të pagave të nëpunësve publikë me 20 për qind brenda vitit 2015. Vendimi pritet të merret sot gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›