E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanovic: Aksioni i KFOR-it i gabuar, ngriti tensionet

PRISHTINË- Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka vlerësuar se ndërhyrja e KFOR-it në veri të vendit është veprim i gabuar, ndërkohë nuk do i pengojë serbët të hapin rrugë të reja.

Ivanovic tha se zgjidhja duhet të gjendet me negociata politike, raporton agjencia e lajmeve Beta.

“Duhet lejuar që bisedimet në Bruksel të sjellin zgjidhje, ndërsa paraprakisht gjendja të kthehet në atë para 25 korrikut, pasi prej kësaj date çdo gjë kishte lëvizur në drejtim të gabuar”,- tha Ivanovic.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›