Ligji i mbetjeve, eksperti i BE: Shqipëria jo vendgrumbullim plehrash
TIRANË- Debati për ligjin e mbetjeve ka nxjerrë në një konferencë për shtyp ekspertët e Bashkimit Europian të kontraktuar për përafrimin e legjislacionit shqiptar, të cilët kanë sqaruar se ligji është në përputhje të plotë me dispozitat europiane.
“Askush nga ne nuk do ta shikojë Shqipërinë e shkatërruar. Ligji është bërë që të përmirësojë ambientin, jo ta shkatërrojë atë. Fokusimi ynë është vetëm tek menaxhimi i mbetjeve. Ky është një ligj teknik dhe jo politik. Përfshirja në këtë ligj e pjesëve të transportimit, të importit dhe eksportit është në përputhje me direktivat europiane. Diskutimet se Italia do ta përdorë Shqipërinë si një vendgrumbullimi plehrash është një histori dhe një situatë aspak e besueshme. Ky nuk është qëllimi i ligjit dhe nuk do të ndodhë as gjatë zbatimit të tij”, tha eksperti.
Eksperti Skot Kroset shprehet gjithashtu se ligji ndalon kategorikisht importin e mbetjeve të rrezikshme.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)