E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, atentat me automatik ndaj 24-vjecarit

LAÇ- Një i ri nga qyteti i Laçit ka rënë pre e breshërive të automatikut vetëm pak metra larg shtëpise së tij, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Incidenti është shënuar rreth orës 11:00 vetem pak metra larg komisariatit të policisë, ndërsa objektiv i këtij sulmi ka qene 24 vjecari A.Suti, ndaj të cilit është qëlluar me breshëri 2 herë, por fatmirësisht ka mundur ti shpëtojë plumbave.

Ndërkaq policia ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje, i cili vijon të jetë në kërkim.
(e.m/NEWS/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›