PS: Qeveria poasfikon biznesin, rritihuamarrjen 865%
TIRANE- Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin për rritjen e huamarrjes së brendshme nga qeveria e kryeministrit Berisha e cila po asfikson dhe biznesin vendas. Nënsekretari për programin në PS, Ervin Bushati, tha sot se huamarrja në vetëm 4 muajt e parë të 2010 është rritur “ në 856% larg normalitetit.. dhe , 8 herë parashikimet më entuziaste të ministrit të Financave”.
“Ky borxh i frikshëm është shenjë e qartë e panikut financiar dhe qeverisës që ka kapur zotin Berisha.”- nënvizoi zoti Bushati në një prononcim për shtyp nga selia rozë. Sipas tij qeveria po thith likuiditetin monetar nga tregu bankar “duke lënë në thatësirë ekonominë private e cila vuan nga mungesa e investimeve dhe kredive, për shkak të qeverisë.”
Sipas PS qeveria “po asfikson ekonominë në vend” po infekton sektorin privat në një kthesë të rrezikshme të ekonomisë sonë.”
"Në një kohë kur qeverisë i mungojnë nga arka e shtetit 10 miliardë që në 4-mujorin të 2010 etja për likuiditet është dëshpëruese. Ajo vazhdon më tej se duke thithur likuiditetin monetar nga tregu bankar, po lë në thatësirë ekonominë private e cila vuan nga mungesa e investimeve dhe kredive, për shkak të qeverisë.”- nënvizoi Bushati.
Deputeti socialist thotë se “qeveria ka rënë pre e panikut financiar dhe ka humbur besueshmërinë e politikës ekonomike".
“Përplasja mes Bankën Botërore dhe qeverisë është një ogur i aspak i mirë për mënyrën se si po shkojnë financat publike dhe ekonomia shqiptare në këtë periudhë krize.“- sqaron Bushati.
Gjatë prononcimit për median nënsekretari për programin në PS nënvizon se shtyrja e Eurobondit prej 400 milionë euro, e rëndon së tepërmi stresin financiar të qeverisë prej shterimit të parasë në treg. Ndërsa akuzon guvernatorin e BSH, Ardian Fullani për implikimin në “skema financiare piramidale” në huamarrjen e brendshme dhe shit-blerjen e detyruar e “Hotel Dajtit” të cilat kanë “kosto të larta për parametrat makroekonomik të vendit.”
(s.g/BalkanWeb)