E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Vizita e Biden, historike

Prishtinë -Prishtina zyrtare po e pret me rëndësi të madhe vizitën, e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë. Institucionet e vendit kanë bërë përgatitjet për një pritje madhështore për mikun e popullit të Kosovës. Në këtë kontekst, shefi i diplomacisë kosovare, Skendër Hyseni e vlerëson këtë vizitë si historike për vendin.

Në një intervistë për RTV21, Hyseni tha se vizita e Bidenit do të jetë një rikonfirmim i mbështetjes së fuqishme amerikane për Kosovën dhe do të dëshmojë praninë e mëtejme të saj në këtë pjesë të Ballkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›