Ivanovic: Plani Ahtisari nuk luan asnje rol

“Plani ‘Ahtisaari’ eshte i vdekur dhe nuk luan ndonje rol. Per kete arsye per perfaqesuesit e EULEX-it do te jete shume e lehte qe te heqin dore nga ky plan”.
Keshtu eshte shprehur ministri serb per Kosoven, Oliver Ivanovic, ne nje interviste per BBC-ne”.
Ai tha se misioni EULEX nuk mund te vendoset ne Kosove pa u pranuar plani prej gjashte pikash i propozuar nga sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon.
Beogradi eshte i vendosur – thote Ivanovic – qe te mos heqe dore nga kerkesat e tij, per neutralitetin e misionit te EULEX-it, per miratimin e tij permes KS te OKB-se dhe per heqjen dore nga plani “Ahtisaari”.