KFOR rrit gatishmerine, sot manovra ne Kosove

Trupat shumekombeshe nderkombetare ne Kosove kane rritur masat e sigurise pas shperthimit ne zyrat e perfaqesuesit civil nderkombetar ne Prishtine.
Sic njofton komanda e larte e KFOR-it, sot nje autokolone automjetesh te KFOR-it, qe i perkasin batalionit gjermano-austriak, do te levize ne oret e mengjesit neper Kosove, ne aksin Mitrovice-Ferizaj.
Kjo levizje nuk ka te beje me ndonje pergatitje apo nderhyrje ndaj situates aktuale, apo ndaj diçkaje qe pritet ne Kosove. Batalioni gjermano-austriak, perkohesisht i dislokuar ne Kosove, gjate javes se ardhshme do te zhvilloje operacione ne Komunen e Dardanes, si pjesemarrje ne manovrat e planifikuara rutinore.
Ne vazhdim, batalioni do te dislokohet ne Komunen e Prizrenit. Provat operative behen me qellim qe te sigurohet qe trupat e NATO-s jane te trajnuara mire dhe qe e njohin mire mjedisin e Kosoves.