E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Serbët të pa kënaqur nga Ahtisari

Beograd -Sekretari i Shtetit, në të ashtuquajturën Ministria për Kosovën në Serbi, Oliver Ivanoviç ka shprehur pakënaqësi, ndaj Martti Ahtisarit, pas vizitës së këtij të fundit në Kosovë, ku i prit si hero.

“Ahtisaari është i lumtur me pritjen që iu bë në Prishtinë, por ai duhet të dijë se ekziston një komunitet i madh në Kosovë dhe ky është komuniteti serb”, tha sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviç, i cituar nga AFP-ja. Ai shtoi se serbët e Kosovës janë absolutisht të pakënaqur me punën e Ahtisarit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›