E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahtisari: Serbia të pranojë Kosovën, ndryshe jo në BE

Prishtinë -Serbia duhet të pranojë realitetin dhe të fillojë të negociojë me institucionet e Kosovës nëse dëshiron të hyjë në BE”, citojnë agjencitë e lajmeve Martti Ahtisaarin, ish-të ngarkuarin e posaçëm të OKB-së për Kosovën. “Për të hyrë në BE Serbia duhet të mësojë të jetojë me një fqinj që është shtet i pavarur, siç është Kosova", tha të martën Ahtisaari për agjencinë e lajmeve Reuters. Ahtisaari shtoi se Serbia duhet ta lërë pas të kaluarën dhe të vendosë bashkëpunim me Kosovën për të ecur përpara.

Kosova nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me BE-në për sa kohë nuk është njohur nga të gjitha shtetet anëtare. Ahtiasari tha se BE duhet të bjerë dakord për një qëndrim të njësuar për Kosovën. Ai u shpreh "shumë i zhgënjyer me sjelljen" e pesë anëtarëve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja, Sllovakia, Greqia, Qiproja dhe Rumania. /D-W/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›