Tiranë, sekuestrohen 20 doza kokainë, dy në pranga

Policia e Tiranës gjatë një operacioni antidrogë ka bërë të mundur sekuestrimin e 20 dozave kokainë si dhe arrestimin e 2 personave.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të ndërmarrë nga seksioni antidrogë në drejtorinë e policisë së Tiranës në zonën e “Tiranës së Re” në kryeqytet u sekuestruan gjithashtu edhe 2 automatikë dhe maska.
Nuk bëhen ende të ditura detaje të tjera për operacionin apo identiteti i të arrestuarve ndërkohë që pritet që policia e kryeqytetit të japë më shumë detaje në orët në vazhdim.