E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanovic: Serbia pa Kosovën do të hyjë në BE

 NOVI SAD – “Elita politike serbe duhet t'ia bëjë me dije popullit se Serbia është e gatshme që pa Kosovën të hyjë në Bashkimin Evropian”, ka thënë sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanovic për gazetën "Dnevnik duke dalë kundër zyrtarëve të lartë serbë që kanë thënë sa Serbia pa Kosovën nuk do të bëhet anëtare e BE-së. "Serbia as sot nuk e kontrollon territorin e Kosovës", tha Ivanovic, por sipas tij, "aty është Këshilli i Sigurimit dhe rezoluta 1244, roli i së cilës nuk do të ndryshohet". Sipas Ivanovicit, kjo gjendje do të mbetet e njëjtë "derisa Serbia të mos bëhet anëtare e BE-së dhe të mos krijohet një ambient tjetër politik dhe ekonomik, i cili do të mundësojë një marrëveshje historike të dyja palëve (serbëve dhe shqiptarëve)". "Kjo është e vetmja mënyrë që të arrihet një model i qëndrueshëm për zgjidhjen e çështjes nacionale edhe të serbëve edhe të shqiptarëve", tha Ivanovic për gazetën "Dnevnik". Ai ka një qëndrim ndryshe nga zyrtarët e Beogradit, të cilët refuzojnë të paraqiten në takimet ndërkombëtare ku janë prezentë edhe përfaqësuesit e Kosovës. Ivanoviq tha se angazhohet për gjetjen e "formulës" për t'u prezantuar pranë zyrtarëve të Kosoëvs, e që jo të mos interpretohet "si njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës". Por Ivanovic shprehet se Beogradi, kudo qoftë dhe kudo që ka mundësi, do të bllokojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve nën firmën Republika e Kosovës. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›