Delegacioni KE ne Kosove: Menaxhoni kufijte
PRISHTINE- Përfaqësuesit e Këshillit Europian deklarojnë se Kosova sa i përket liberalizimit të vizave ka arritur progres të ndjeshëm, megjithatë mbeten ende sfida me të cilat duhet të ballafaqohet dhe t'i zgjidhë ato. Të pranishëm në Kosovë për një vizitë tre ditore, delegacioni i KE-së i udhëhequr nga shefi i Zyrës së KE-së në Prishtinë, Renzo Davidi është takuar sot me Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.Media kosovare shkruan se ndërkombëtarët kanë pohuar se është vërejtur disponim i mirë dhe gatishmëri tek të gjithë faktorët relevant në Kosovë për të përmbushur këto kërkesa prandaj kjo është që në fillim lajm i mirë.Një koordinim më i mirë ndërministror, menaxhimi i integruar i kufijve si dhe disa çështje tjera, sipas ekspertëve të KE-së, janë kushtet kryesore për tu përmbushur.Kuçi falënderoi për ndihmesën që po i jep KE, Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe konfirmoj vullnetin politik për të përmbushur të gjitha detyrat që dalin përpara. Ai informoi bashkëbiseduesit me prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe veprimet drejt plotësimit të këtyre standardeve në fushën e sundimit të ligjit dhe në fushat tjera.“Një Gjyqësor funksional i pavarur është prioritet për Qeverinë”, tha të enjten zëvendëskryeministri Kuçi, duke shtuar se Qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht në këtë drejtim, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë e organeve të drejtësisë.(s.g/BalkanWeb)