E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momerandum me Austrinë për liberalizimin e vizave

 Memorandumi i mirëkuptimit lidhur me forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së brendshme u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Ministrja e Brendshme e Austrisë  Maria Fekter. Ministrja Fekter e cilësoi të suksesshëm përparimin e Shqipërisë në lëmin e përmbushjes së kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. “Shqipëria ka bërë shumë përparime në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave. Ekipet e ekspertëve janë të bindur dhe kanë vlerësuar suksesin e vendit tuaj lidhur me sigurinë e dokumenteve, e konkretisht me procesin e pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike. Unë jam e bindur se ky sukses i arritur do të vlerësohet dhe shqiptarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza", deklaroi Ministrja e Brendshme e Austrisë Znj.  Fekter. “Jam i bindur se puna që kemi bërë, e cila do të verifikohet nga ekspertët në muajin Shkurt, do të rezultojë në një vlerësim pozitiv nga KE. Ajo që kam kërkuar në mënyrë të veçantë është që menjëherë pas paraqitjes së opinionit pozitiv nga komisioni, Këshilli i Ministrave ta shqyrtojë pa humbur kohë dhe Ministrja e Brendshme më siguroi për mbështetjen e plotë të saj dhe Austrisë, mbështetje e cila ka qenë e gjithanshme për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin europian të vendit”,u shpreh Basha. Dy ministrat, nënshkruan gjithashtu edhe një marrëveshje tjetër mes Shqipërisë dhe Austrisë mbi ndihmën e ndërsjelltë në rast të katastrofave dhe fatkeqësive të mëdha.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›