E Diel, 1 Nëntor 2026

Ivanovic: Serbiandërton shtëpi përtë varfërit në Kosovë

PRISHTINE- Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se me mjetet e kësaj ministrie së shpejti do të fillojë ndërtimi i tri shtëpive të familjeve serbe me gjendje të rëndë sociale në Kosovë.

Të shtunën, Ivanovic ka vizituar familjen e Ivica Markovicit në komunën e Obiliqit, të cilit do t’i ndërtohet shtëpia nga mjetet e qeverisë serbe.

Ivanovic ka thënë se raste të shumta sociale në Kosovë dhe se të gjithë rastet nuk mund të zgjidhen me mjetet e buxhetit të shtetit. “Në administratë nuk do të ketë vende të reja pune, njerëzit patjetër duhet t’i kthehen bujqësisë, e cila është burim i pashtershëm për vende të reja pune”, ka thënë Ivanovic gjatë qëndrimit në Obiliq.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›