E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i s' tërheqfletarrestiminpër Limajn

PRISHTINE- EULEX-i nuk e tërheq fletarrestimin për Limajn. Misioni europian ne Kosove, EULEX nuk heq dorë nga urdhër arresti ndaj nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj. Sic raporton e përditshmja Koha Ditore, EULEX po kërkon forma ligjore për heqjen e pengesës për të “kapur” Fatmir Limajn. Sipas gazetës, shefi i këtij misioni, Xaavier de Marnhac, ishte një ditë më parë në zyrën e presidentit, Behgjet Pacolli, për të biseduar lidhur me mundësinë për heqjen e imunitetit të deputetit Limaj, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve. Burime nga takimi thanë se shefi i EULEX-it ka kërkuar ndihmën e presidentit Pacolli për të proceduar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Limajt. Takimi në mes të dy krerëve është mbajtur pa praninë e mediave. Ai është konfirmuar vetëm nga zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodës, e cila nuk ka dhënë detaje te tjera. Sipas analistëve, kushtetuta e Kosoves ndalon ndjekjen penale të deputetëve të cilët gëzojnë imunitet, por në rastet e krimeve të luftës, të cilat procedohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për Ish Jugosllavinë me baze në Hage, imuniteti nuk njihet për vepra të cilat janë të dënueshme, sipas kodeve penale të shteteve, edhe bazuar në konventat ndërkombëtare. Burime nga brenda misionit thonë se arrestimi i Limajt nuk është bërë nga frika e destabilizimit të situatës. Tre dite më parë, qindra vete protestuan në mbarë Kosovën, kundër arrestimit të ish luftëtarëve të UCK-së nga EULEX. Organizatat e dala nga lufta e UCK përmes protestës, kërkuan nga Kuvendi i Kosovës miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, ndersa i kërkuan qeverisë që të heq kompetencat ekzekutive te EULEX-it, duke e vënë atë vetëm në pozitën e organeve këshillëdhënëse.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›