E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demontimi i armëve, Spahia: Proçesi me bilanc pozitiv

Misioni i rëndësishëm për demontimin dhe çmilitarizimin e armatimeve dhe municioneve të vjetra e të rrezikshme ka shënuar një bilanc pozitiv në 6 mujorin e parë të këtij viti. Në një konferencë për shtyp Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, teksa bëri raportin e 6 mujorit të parë 2012 deklaroi se janë asgjesuar 13.092 ton municioneve, e cila është edhe sasia më e madhe në vitet e fundit.

Spahia u shpreh optimist për realizimin e objektivit prej 26 mijë tonë municione që priten të asgjesohen gjatë të gjithë vitit 2012, ndërsa tha se aktualisht ka përfunduar procesi i asgjesimit në poligone të hapura dhe procesi vijon në mbjente të sigurta brenda.

"Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2012, puna në drejtim të asgjësimit të municioneve të tepërta në FA, do të fokusohet në:

Vazhdimi i demilitarizimit të municioneve të tepërta me ritmet e nevojshme, në përmbushje të synimit të MM për asgjësimin e 26,000 ton municione, gjatë vitit 2012. Reduktimin edhe të 6-grupdepove të tjera të municionit të cilat janë prioritet i FA. Bashkëpunimin me partnerët dhe organizmat ndërkombëtarë, për pastrimin e zonës Gërdecit dhe të zonave të kontaminuara me municione gjatë vitit 1997. Do të fillojmë pastrimin, rehabilitimin dhe certifikimin e poligoneve që janë përdorur për asgjësimin e municioneve dhe eksploziveve" tha ai.

Zëvendësministri njoftoi gjithashtu se njëkohësisht po vijon puna për pastrimin e zonave të kontaminuara nga shpërthimet në depot ushtarake të vitit 1997, dhe në Gërdec, ndërsa ka përfunduar procesi në pastrimin e zonave me municione ende të paplasura në Gjeroven të Beratit dhe Urën e Gjadrit në Shkodër.

Zëvendësministri Spahia i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës të adresuara në drejtim të këtij institucioni, duke shprehur gadishmërinë e plotë për vënien në dispozicion të të gjitha hapësira për të ushtruar kontrollin e tyre, qoftë kjo dhe me ngritjen e komisioneve hetimore për këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›