Presidenti malazez në Beograd
Beograd - Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, mbërrin për një vizitë zyrtare në Beograd. Takimi me homologun e tij serb Boris Tadiç, shënon normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara serbo-malazeze për shkak të Kosovës.
Raportet mes Podgoricës e Beogradit zyrtar u acaruan tetorin e kaluar kur Mali i Zi, sikurse u tha, nën presion ndërkombëtar, u detyrua ta njohë pavarësinë e Kosovës. Si kundërpërgjigje ndaj Podgoricës dhe Shkupit, që po ashtu e njohu republikën e Kosovës, autoritetet serbe kërkuan largimin e ambasadorëve të dy ish-republikave jugosllave.
Bisedimet malazezo-serbe në nivel të lartë konfirmojnë vlerësimet e vëzhguesve në Beograd, por dhe në qendrat ndërkombëtare të vendosjes, se pavarësisht qëndrimit të Serbisë ndaj çështjes së Kosovës, çështja kosovare nuk duhet të jetë kriter kryesor për marrëdhëniet e saj me vendet e tjera.