Zgjedhje në Kroaci dhe Lituani
Në dy vende të Evropës janë përjetuar ethet e zgjedhjeve. Ndërkohë që në Kroaci janë bërë zgjedhjet vendore, në Lituani populli shkoi pranë kutive votimit për të zgjedhur Kryetarin e Shtetit.
Në zgjedhjet vendore të Kroacisë të cilat zhvillohen për të pestën herë që nga fitimi i pavarësisë, morën pjesë 4 milionë zgjedhës.
Në këto zgjedhje për herë të parë kryetarët e bashkive dhe anëtarët e kunvendeve të rretheve zgjidhen direkt nga votat e popullit. Numërimet e para tregojnë se partia konservatore në pushtet ka humbur në qytete të rëndësishme,përfshi edhe Zagrebin.
Kurse në Lituani, sovrani votoi për të zgjedhur Kryetarin e Shtetit.
Në turin e parë zgjedhor, ish Ministrja e Financës dhe Anëtarja e Komisionit Evropian Përgjegjëse për Buxhetin, Dalia Gribauskaite ka shpallur fitoren.
Duke qenë se pjesëmarrja në zgjedhje ishte më tepër se 50%, Gribauskaite është zgjedhur Kryetare e Shtetit pa qenë nevoja e turit të dytë, duke u bërë kështu edhe gruaja e parë Kryetare e Shtetit në Lituani.