Rexhepi: Strukturat e rendit, mjaftë efikase
Mitrovicë -Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi vlerësoi sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Sigurisë, se strukturat e rendit javëve të fundit kanë qenë mjaft efikase në menaxhimin e gjendjes dhe shprehu optimizmin në vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë veriun e Kosovës. ''Situata e sigurisë në Mitrovicë gjatë javës së fundit ka qenë kryesisht e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme''-u tha në mbledhje.
“Probleme nuk ka pasur as në “Kroin e Vitakut” në veri të qytetit, ku është duke u punuar në rindërtimin e shtëpive. Atje gjatë javës kanë punuar të dyja komunitetet dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim sa i përket situatës së sigurisë”, tha Rexhepi.
Edhe Nexhip Gashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, tha se java e fundit ka qenë e qetë, me përjashtim të një incidenti me 13 maj kur është sulmuar me gurë një automjet i EULEX-it si dhe një sulmi fizik ndaj dy të rinjve shqiptarë që ka ndodhur po ashtu në veri në mbrëmjen e së dielës.