E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanoviç: Kosova të heq dorë nga privatizimi i ”Trepçës”

BROGRAD-  Anëtari i qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç ka apeluar te përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që të heqin dorë nga privatizimi i paralajmëruar i ”Trepçës”.
Në një deklaratë për agjencinë ”Tanjug”, Ivanoviç ka thënë se vërehet që institucionet kosovare kohët e fundit po nguten me lëvizje që, sipas natyrës së tyre do të jenë objekt i bisedimeve në Bruksel, në mënyrë që kësisoj të krijojnë pozitë më të volitshme negociatore. Sipas tij, në këtë dritë duhet shikuar edhe privatizimi i paralajmëruar i ”Trepçës”.

“Kjo paraqet krijim të pozitës më të mirë negociuese, por mund të ketë pasoja të dëmshme, pasi çdo lëvizje të tillë pala serbe do t’i kundërvihet. Në atmosferën e konfrontimit nuk mund të gjenden zgjidhje të mira”, ka thënë Ivanoviç.

Pas një kohe të gjatë në moratorium Gjykata Supreme e Kosovës, i dha vizën Agjencisë Kosovare të Privatizimit për shitjen e ngadalshme të gjigantit metalurgjik Trepça në fund te muajit shkurt. Sipas këtij vendimi privatizimi do të fillonte me shtatë ndërmarrje të saj, duke kaluar më vonë në qendër të Stantërgut.
(s.g/rtk/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›