AKR synon postet që kanë lidhje me Ekonominë
PRISHTINE-Aleanca Kosova e Re ua ka vënë syrin ministrive që lidhen me ekonominë. E perditshmja “Koha Ditore” bën të ditur sot se në raundin e dytë të “negociatave” për ndarje të pushtetit konform zhvillimeve të fundit, pas largimit të Behxhet Pacollit nga Presidenca, AKR-ja pritet t’i kërkojë Hashim Thaçit që t’i tërheqë njerëzit e tij nga dikasteret që kanë të bëjnë me ekonominë, për t’ua liruar vendet atyre të AKR-së.
“Për shkak të programit që ne e kemi do të fokusohemi në ministritë që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me ekonominë”, ka treguar ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli.
“Por, megjithatë, kjo mbetet të bisedohet”, shton ai.
Në anën tjetër nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, kërkesën e partnerit në koalicion për lirim të ministrive që lidhen me ekonominë e ka parë në kuadër të “kërkesave të mëdha” që bëhen në negociata.
Drejtuesit e PDK-së dhe ata të AKR-së negociatat për ndarjen e re të pushtetit i kanë nisur të shtunën.
(d.b/BalkanWeb)