Edhe Jahjaganë GjykatënKushtetuese!
PRISHTINË - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Lëvizja Vetëvendosja do të paraqesin ankimim në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Atifete Jahjaga.
Mediat kosovare duke cituar burime nga kabineti i kryeparlamentarit kanë bërë me dije se zgjedhja e kreut të ri të Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën pasi ajo është një marrëveshje e detyruar midis Thacit, Mustafës dhe Pacollit me kërkesë të ambasadorit amerikan Christopher Dell, i cili ka detyruar aktorët kryesorë të politikës kosovare të nënshkruajnë marrëveshjen për tejkalimin e krizës institucionale në vend.
“Nuk mundet të ndodhë që një marrëveshje, ligj apo në këtë rast, dëshira e një diplomati, të jetë mbi Kushtetutën. Kryetari i Kuvendit shumë qartë ka paralajmëruar se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës nuk mund të definohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar nga liderët e tri partive, por nga Kushtetuta”,- bën me dije Koha ditore duke cituar burimeve të afërta me kryeparlamentarin Krasniqi.
Agjencia e lajmeve kosovare njofton se kryeparlamentari sëbashku me pjestarë të partisë së tij do të takohet me përfaqësues nga lëvizja Vetëvendosja për të diskutuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Jahjagës për presidente të Kosovës.
Ndërkohë mësohet se për të dërguar një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, nevojiten së paku 30 firma deputetësh. Nga ana tjetër përfqaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë mohuar të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mohuar këtë, duke thënë se zgjedhja e Presidentes Jahjaga ka qenë:- “zgjidhja më e mirë e mundshme e momentit”, pasi në të ardhmen në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga PDK, LDK dhe AKR, synohet të ndryshohet Ligji për Presidentin.
(e.m/koha/BalkanWeb)