E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza për shëndetësinë, PS: Me rëndësi binomi mjek-pacient

TIRANE - Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme tryezën për shëndetësinë, në kuadër të programit të saj “Për një Rilindje Shqiptare”. Në këtë tryezë, theksi u vendos në binomin mjek-pacient, për ndërtimin e sistemit shëndetësor në vend.

Kryetarja e Grupit të punës për hartimin e këtij programi, deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se programi i PS për shëndetësinë do të mbështetet në mendimet e personelit mjekësor dhe të pacientëve.

“Ne në programin tonë, “Për një Rilindje Shqiptare” i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë programit për shëndetësinë, me një sistem shëndetësor universal, i cili do të jetë në shërbim të çdo qytetari. Të ketë akses çdo njeri në çdo cep të Shqipërisë dhe këtë do ta realizojmë duke marrë mendimin e çdo mjeku, çdo infermieri, të gjithë personelit mjekësor, dhe mbi të gjitha mendimet e atyre që e vuajnë në kurriz këtë punë, mendimet e pacientëve.”- deklaroi Spahiu.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS, grupi i punës i programit për shëndetësinë dhuron gjak

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›