Totti rikthehet ndaj Arsenalit
Roma ka marrë një lajm të mirë, pasi lëndimi i kapitenit Francesco Totti, është më pak serioz se që është menduar. Kapiteni Totti mori një lëndim në pjesën e parë të humbjes së ekipit të tij ndaj Catanias pak para pauzës dimërore. Testet e para thanë se kapiteni do të ishte jashtë fushe për rreth dy muaj, që do të thotë se ai pritej të mbetej jashtë fushe edhe për përballjen e Ligës së Kampionëve me Arsenalit. Sidoqoftë pas edhe disa testeve, të dhënat kanë treguar se Totti mund të rikthehet në fushë në fund të këtij muaji. "Krahasuar me testet e para, kësaj here është vërejtur një reduktim i dukshëm i zonës së lënduar dhe rrjedhja është zhdukur", ka bërë të ditur Roma në sajtin zyrtar.