Ivanoviç fajëson serbët e Veriut

Oliver Ivanovic është ende konfuz rreth emërtimit të listës së tij “Srbija, demokracia, drejtësia” me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Por Ivanovic e pranon që pozicioni i tij është i vështirësuar karshi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Ivanovic për gjithë këtë fajëson udhëheqësit e Listës së Serbëve të Veriut të cilët janë të përkrahur nga Beogradi.
Ai thotë që këta të fundit kanë vendosur që në vend të “serbisë” të përdorin fjalën serbe në emërtim.
“Ky vendim është marrë pa asnjë konsultim me ne që jemi në pozicion të njëjtë sikurse ti koordinonim bashkërisht veprimet jam i bindur se do të mundë ta emëronim fjalën “serbi” në emërtim sepse do të ishim faktor i rëndësishëm për të cilën zgjedhjet nuk do të ishin valide. Ne tani jemi në pozicion të vështirë për shkak të njerëzve që udhëheqin këtë listë”, tha Ivanovic.
Kurse lidhur me emërtimin e fjalës “Serbi” në listën e tij, Ivanovic nuk sheh asgjë të keqe, raporton Klan Kosova.
“Nga këndvështrimi ynë fjala serbi është njejtë sikurse Republika e Kosovës, e që për ne është e rëndësishme dhe e shenjtë. /Indeksonline/