E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha-Ramës: Tërhiqu nga kërcënimet ndaj opozitës

Derisa Qeveria e re e kryeministrit Edi Rama bënte betimin përpara presidentit të Republikës, në selinë blu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat, në lidhje me kërcënimin që i ka bërë kryeministri i ri Edi Rama, opozitës në parlamentin shqiptar.

“Deri sot asnjë kryeministër nuk ishte dëgjuar ti thoshte opozitës, ‘ushtrova dhunë. Nuk keni parë asgjë akoma’. E gjithë kjo në përfundim të një debati dy ditor në kuvendin e Shqipërisë mbi programin qeverisës.

Më tutje kreu i PD-së, njëherit kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, tha se PD është një kockë e fortë dhe e pathyeshme.

“Gabon rëndë zoti Rama, sepse populli sido që të votojë, vetëm këtë nuk pranonë që të dhunohet opozita e tij, pasi e konsideron opozitën vlerë të pazëvendësueshme të demokracisë”, tha Basha..

Ai gjithashtu i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet menjëherë kërcënimeve ndaj opozitës dhe të kërkoj ndjesë para qytetarëve. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›