Ivanoviç:S'na duhet leje për Kosovë

Kurrë nuk do të kërkojmë leje për të hyrë në Kosovë nga institucionet por vetëm mbrojtje. Kështu është shprehur për gazetën "Veçernje Novosti" Oliver Ivanoviç, sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Serbi. Sipas tij kjo mbrojtje duhet për shkak se Kosova është territor i pasigurt për të gjithë, e posaçërisht për përfaqësuesit serbë. I pyetur se kujt i drejtohen kërkesat për të siguruar mbrojtjen Ivanoviç është shprehur se ministria u drejton kërkesën zyrës së UNMIK-ut në Beograd, sepse ai merret me shoqërimin e përfaqësuesve politikë por tani do ti kërkojnë ndihmë EULEX-it. Gjithashtu Ivanoviç është shprehur se e rëndësishme për serbët është që ndërmjetësi i bisedimeve të jetë UNMIK-u ose EULEX-i".